QKMF-ja në Prishtinë në grevë deri në orën 15:00

QKMF-ja në Prishtinë në grevë deri në orën 15:00

Që nga ora 7:30 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) nuk ka ofruar shërbime për pacientët.

Greva e përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të vendit në të tri nivelet ka filluar me moton “Presim pagat me ligjin e ri”, raporton EkonomiaOnline.

Ukë Lushtaku tha se ka ardhur për të marrë vaksinë dhe është shërbyer pa problem.

Edhe Bajram Mustafa kishte ardhur të marrë vaksinën kundër gripit.

Blerim Delija, nënkryetar i FShSK-së, tha përmes telefonit se greva ka filluar në të gjitha institucionet shëndetësore dhe se të gjithë punëtorët i janë përgjigjur thirrjes për grevë.

Ai tha se greva do të vazhdojë deri në ora 15:00.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.

Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia filluan grevën, ndonëse, jo të gjitha shkollat i janë bashkuar grevës.