Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka mbajtur konferencë për medie pas shpalljes së Aktgjykimit për serbin, Zoran Vukotiq, shkruan Insajderi
Juristja, Fatmire Haliti ka thënë sa dënimi për të nuk është ai që ka merituar dhe së ai meriton më shumë së 10 vite dënim.
Në lidhje më të ajo ka paralajmëruar dhe ankesë në Gjykatën e Apelit për rritjen e dënimit.
“Ne e kemi pritur si dënim për një dhunës, përkatësisht për një kriminel që ka kryer krime në Kosovë ndaj një civile shqiptare. Ne si organizate qeveritare bashkë më të mbijetuarën nuk jemi të kënaqur me vendimin prej 10 viteve dënim. Ai meriton shumë ma shumë së 10 vite. Do t’i paraqesim ankesat tona për dënimin dhe bashkarish do ta paraqesim ankesë në Gjykatën e Apelit në mënyre që të kërkojmë rritjen e dënimit ndaj atij dhunuesi”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa, Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës tha se sot po fillon epoka e re për drejtësinë.
“ Më të vërtetë sot është një ditë apo një epoke e re për të gjitha neve të mbijetuarve të dhunës. Falënderojë të gjithë për angazhimin e tyre 20 vjeçar, gjithë stafin që na ka përkrahur deri sot”, ka shtuar ajo.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë./Insajderi.com