
Pas vdekjes së tre personave që ishin te infektuar me COVID-19, dy sot dhe një dje, njoftohet se tashmë edhe tri raste të tjera janë në gjendje kritike dhe dy të tjera në gjendje të rëndë.
Në repartin e Mjekimit Intensiv bëhet e ditur se janë duke u trajtuar edhe pese pacientë, njofton Insajderi.
Dy raste njoftohet se janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Kurse tri raste të tjera janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë./Insajderi.com