QKUK: Infermieri që u therr dje me thikë – në gjendje stabile

QKUK: Infermieri që u therr dje me thikë – në gjendje stabile

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, i cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, njofton Insajderi.

Në një komunikatë të QKUK-së, thuhet se ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.

Tutje u njoftua se i lënduar është në gjendje stabile shëndetësore.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë. Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile”, thuhet në kumtesën e tyre. /Insajderi.com