QKUK: Me vdekjen e doktor Sami Gjokës humbëm një mjek dhe humanist të madh

QKUK: Me vdekjen e doktor Sami Gjokës humbëm një mjek dhe humanist të madh

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjarët me rastin e ndarjes nga jeta të Kardiologut invaziv Dr. Sami Gjoka.

Në mesazhin e ngushëllimit të QKUK-së thuhet se lajmin për vdekjen e kardiologut Gjoka e kanë pritur me pikëllim, pasi kanë humbur një mjek dhe humanist të madh.

Më poshtë gjeni mesazhin e plotë të QKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar, thuhet tutje në reagimin e Shërbimit Spitalor.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka. /Insajderi.com 

Fotografia e QKUK- Shskuk  info