19-vjeçarja, Nazlije Sherifi, e cila vdiq dje si pasojë e një sëmundje nga veshkët, ishte edhe e infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
“QKUK konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si COVID pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
“E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në mjekimin intensiv-COVID. Por, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, bëjnë të ditur tutje.
Ndryshe, familjarët e viktimës nuk kishin pranuar se ishte e infektuar, ndërsa e ndjera është varrosur me ekipe speciale dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Nazlije Shefiri është varrosur sot në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës. /Insajderi.com