QKUK: Operacionet po zhvillohen normalisht, përveç kirurgjisë

QKUK: Operacionet po zhvillohen normalisht, përveç kirurgjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin  publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë,  Klinikën e ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë.

“Ndërkohë, nga dita e enjte,  përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike”, thuhet në njoftim.

QKUK thotë se rastet urgjente nga blloku kirurgjik  janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion.

“Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar ‘dyshimet’ e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, thuhet më tej aty.

QKUK kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente./Insajderi.com