QKUK pa serum kundër helmimit, i kafshuar nga gjarpëri qytetari nga Podujeva kërkon ndihmë në Mitrovicën e Veriut

QKUK pa serum kundër helmimit, i kafshuar nga gjarpëri qytetari nga Podujeva kërkon ndihmë në Mitrovicën e Veriut

Një qytetar nga Podujeva është kafshuar nga një gjarpër dhe në mungesë të serumit kundër helmimit në Qendrën Klinike Universitare është detyruar të kërkojë trajtim në spitalin e Mitrovicës së Veriut, përcjell Insajderi.

Fatbardh Hyseni u kafshua të martën dhe kërkoi ndihmë në QKUK ku kishte pritur për disa orë me rradhë, por nuk i ofroi ndihmë askush, e më pas vazhdoj për në Klinikën Infektive.

Ai tregon se pas transferit në Klinikë, edhe ata janë përgjigjur negativisht pasi njejtë kanë qenë në mungesë të ilaçit kundër helmimit.

“Kam prit disa orë në Emergjencë, por askush nuk u interesojke për mu. Tani kena lyp në Infektivë. Më kanë çu edhe në Kirurgji Plastike se më ka ra të fikët. Na thanë që s’ka serum as në Infektivë”, ka deklaruar Hyseni pë Gazetën Shneta.

Ai ka thënë se ilaçin e kanë kërkuar edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por as atje nuk kanë gjetur zgjidhje. E ku më pas u detyruan të kërkojnë ndihmë në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

“Mbrëmë kena ardh këtu dhe më kanë prit mirë. Më kanë thënë serumin dhe tani jam më mirë. Më kanë kërkuar të qëndroj edhe sonte në spital për të më përcjellë gjendjen”, tha Hyseni.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zejnë Buja, ka konfirmuar për Gazetën rastin e Hysenit. Ai ka thënë se kafshimi i gjarprit është rast për Klinikën Infektive, por për shkak të gjendjes me COVID është pranuar në Plastikë.

“Po e kemi pas një rast dje. Ka shkuar në Mitrovicë për shkak se në QKUK kishte mungesë të serumit”, ka thënë Buja. /Insajderi.com