QKUK: Për një muaj, një mijë 236 Rezonanca Magnetike

QKUK: Për një muaj, një mijë 236 Rezonanca Magnetike

Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka shënuar shifra rekorde, duke realizuar një mijë e 236 Rezonanca Magnetike për një muaj, përcjell Insajderi.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, ndonëse kjo klinikë po përballet me pandeminë COVID-19, ka arritur që të kryejë mbi 10 mijë e 142 radiografi dhe një mijë e 707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit.

“Gjatë kësaj periudhe, në këtë klinikë janë realizuar edhe dy mijë e 246 Tomografi të Kompjuterizuar dhe 87 Radiologji Intervente”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com