Qollaku tregon për temat që do të fliten në Shtepinë e Bardh

Më 27 Qershor Kosova dhe Serbia janë ftuar në Shtepinë e Bardh për të diskutuar tema që lidhen me ekonominë.

Qollaku tregon për temat që do të fliten në Shtepinë e Bardh

Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosoëvs dhe Serbisë, thuhet nga zyra e presidentit Thaçi.

Shefi i Kabinetit të Presidentit, Thaçi, Bekim Qollaku, ka thënë për Radio Europa e lirë se, “Delegacioni i Republikës së Kosovës vjen i përgatitur që të diskutojë për këto çështje, por edhe për çështjet tjera që mund të ngriten në takim“.

Pas disa viteve të ngrira në dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, tani është hapur mundësia që të ketë marrëveshjes në mes dy vendeve. Më 27 Qershor emisari i Trump-it për dialogun ka ftuar delegasionet nga Kosova dhe Serbia në Uashington ku sipas të dërguarit amerikan do të diskutohet rreth ekonomisë.

Pra, lajmi thelbësor pozitiv ështe se dialogu po rifillon në Uashington pas një pauze pothuaj dy-vjeçare. Prandaj, ky takim konsiderohet sukses në vete pavarësisht rezultatit konkret”, ka thënë Çollaku.

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe presidenti, Hashim Thaçi. Në dikursin politik ekziston ideja se ka diferenca në mes SHBA-ve dhe BE-së për dialogun, këtyre dyshimeve i shtohen edhe përplasjet e zyrtarëve amerikanë dhe europianë në deklarata publike.

Por, sipas këshilltarit kryesor të Thaçit çelësi i çdo marrëveshjeje në Ballkan është binomi në mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

“Binomi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, ka qenë, është dhe do jetë çelësi i çdo marrëveshjeje në Ballkanin Perëndimor, e sidomos në aspektin e arritjes së marrëveshjes eventuale finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Çollaku. /Insajderi/