“Për fatin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës përcaktuese është Lidhja Demokratike e Kosovës”.
Kështu ka deklaruar analisti i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, sipas të cilit sërish do të ketë një lloj të “muajit të mjaltit” mes LDK-së dhe Osmanit, ndonëse siç ka thënë, është e paqartë se çka po diskutohet mes tyre, transmeton Insajderi.
“Për ironi të fatit përcaktuese për fatin e zonjës Osmani në krye të presidencës është vetë LDK-ja, ish partia e saj. Pas zgjedhjeve, LDK-ja kaloi një proces të rregullt demokratik të tranzicionit të kryetarit të saj i cili ka hyrë në një negocim privat, personal me zonjën Osmani në emër të LDK-së duke i kërkuar disa gjëra të cilat zonjës Osmani do të mund ose jo t’i shkojnë për shtat duke bërë kështu që fati i saj presidencial të varet ekskluzivisht nga LDK-ja”, ka thënë Qorrolli në “Desku” të KTV-së.
Vjosa Osmani është kandidatja e vetme për presidente. Aktualisht Kosova është me ushtrues detyre të presidentit. Këtë detyrë po e ushtron kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Insajderi.com