Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke radhitur pesë “arsye juridike”, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Qorrolli është shprehur se Kodi Penal i Kosovës sqaron se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi.
Dhe për këtë sipas tij, Kodi Penal i periudhës kur është kryer vepra penale nga Kurti, e për të cilën ai është gjetur fajtor nga Gjykata kompetente, e liron atë nga pasoja juridike.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë./Insajderi.com
ARSYEJA JURIDIKE pse Albin Kurti MUND të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021!
I. Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin…
Posted by Vigan Qorrolli on Tuesday, December 22, 2020