Quni e Salihaj: Nuk jemi dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Quni e Salihaj: Nuk jemi dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, dhe Deputeti Adem Salihaj i kanë reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut e cila ka thënë se Salihaj dhe Quni janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

“Për të gjithë ata që po e ngritin këtë teori të pa bazë kurrë nga asnjë Institucion i Drejtësisë vendore apo ndërkombëtare nuk jam thirr as si dëshmitar as si i akuzuar, kjo qa u tha është në natyrën e juaj. E kamë një aktakuzë nga drejtësia e Serbisë dhe sipas saj jam i dënuar me 15 vite burg”, ka thënë Quni.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe Salihaj i cili ka thënë se kjo që është thënë nga Musliu është e pavërtetë.

“Askush deri më sot nuk më ka kontaktuar dhe nuk ka kërkuar deklaratë dhe është e pavërtetë”, ka thënë Salihaj./Insajderi.com