Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, është deklaruar lidhur me hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe veprimtarinë e tyre pas luftës, transmeton Insajderi.
Në një intervistë për Jeta Xharrën, Quni ka thënë se në kohën kur është ngritur si ide, ka qenë tentativë për të legjitimuar punën e ShIK-ut.
Ai tutje ka thënë se nuk ka pasur tentative të tjera serioze, ndërsa shton se do të veprojnë në momëntin që do të mundin përmes Kuvendit e Komisioneve që të zbardhin të vërtetën.
“Është nisë me idenë kinse po e hetojmë veprimtarinë e SHIK-ut, kinse ka qenë në norma të ligjeve. Nuk ka pasur tentativa të tjera serioze. Në momentin që mundemi përmes Kuvendit, përmes komisioneve që mundet me zbardh të vërtetën, ne do të veprojmë. Është vlerësu nga LDK-ja se ka qenë përpjekje me legjitimu punën e ShIK-ut”, ka deklaruar Quni. /Insajderi.com