
Armend Mehaj tash ministër i Mbrojtjes ka pranuar detyrën nga Anton Quni, njofton Insajderi.
Quni i kumtoi Mehajt për sfidat qe e presin, teksa u shpreh i kënaqur që detyrën i dorëzon pikërisht atij.
Kjo pasi ministri tashmë ministri i Mbrojtjes është ushtarak i dekoruar me medalje nga Ushtria e Shqipërisë për kontributin e tij në disa misione paqeruajtëse
“Ka qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respketuar që vlerësohet shumë lartë për përformancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë”, tha Mehaj gjatë ceremonisë së pranimit të detyrës. /Insajderi.com