Quni i reagon Selmanajt: “S’kishte as turr e as vrap, LDK-së po i rikthehet dinjiteti”

Quni i reagon Selmanajt: “S’kishte as turr e as vrap, LDK-së po i rikthehet dinjiteti”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të kësaj partie, Driton Selmanaj, i cili tha se cilido zyrtar i LDK-së që vrapon pas Vjosa Osmanit, do ta dëmtojë më shumë këtë parti, njofton Insajderi.

Quni i është kundërpërgjigjur Selmanajt duke thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ishte i fundit nga liderët e partive që takoi Osmanin në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.

“Nuk kishte as turr e as vrap”, ka shkruar Quni në llogarinë e tij në Facebook.

“LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt”.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj. Osmanin; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni. /Insajderi.com