Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se nëse zgjedhjet në krye të kësaj partie të dielën, tre kandidatëve të tjerë për këtë pozitë, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besjan Mustafës, do t’ua ofrojë pozitat e nënkryetarëve, transmeton Insajderi.
Quni në një intervistë për Klan Kosovën nuk ka treguar se pse duhet të fitojë ai dhe jo Haziri, Abdixhiku ose Mustafa, veç se është shprehur se secili nga ta ka thënë kontributin e tyre personal dhe profesional në parti dhe në institucione.
“Përvoja dhe kredibiliteti i këtyre kandidatëve janë një vlerë e shtuar në udhëheqjen time eventuale të LDK-së. Sigurisht se eksperienca e tyre është shumë e vlefshme të materializohet përmes strukturave udhëheqëse të partisë, prandaj me kënaqësi do t’iu ofroj pozitat e nënkryetarëve”, ka deklaruar ai.
Quni në këtë intervistë ka folur edhe për Vjosa Osmanin duke thënë se ftesa publike që ai i ka bërë që të kthehet në LDK do të jetë e hapur.
“Unë tashmë i kam bërë një ftesë publike zonjës Osmani që të kthehet në LDK dhe sigurisht se do të përkushtohem që të rikthej të gjithë anëtarët të cilët për çfarëdo arsye kanë braktisur LDK-në”.
Anton Quni aktualisht është ministër në detyrë i Mbrojtjes si dhe kryetar i LDK-së në Prizren.
Ai synon ta drejtojë partinë më të vjetër në Kosovë, pas dorëheqjes së kryetarit tashmë në detyrë, Isa Mustafa. Ky i fundit udhëhoqi më këtë parti për më shumë se 10 vite dhe vendosi të largohet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së do të mbahet të dielën e 14 marsit./Insajderi.com