Quni për Ushtrinë Serbe: Jo keq në Paradë, të mjerë në betejë

Quni për Ushtrinë Serbe: Jo keq në Paradë, të mjerë në betejë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, përmes rrjetit social Facebook, ka dërguar një mesazh për ushtrinë serbe.

Ai ka shkruar se parade e ushtrisë serbe nuk është e keqe, por ata janë të mjerë në betejë.

Parada e ushtrisë serbe u mbajt në qytetin e Nishit, ku morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Quni këtë postim e ka shoqëruar me disa fotografi ku shihen disa ushtarë serb të kapur peng, me sytë e lidhur me shirita, tanke të ushtrisë serbe të shkatërruara nga UÇK’ja dhe ushtarë të UÇK’së të cilët shihen se si kishin shkatërruar artilerinë serbe./ Insajderi.com