Quni tregon se a do jetë Vjosa Osmani në listën e LDK-së

Quni tregon se a do jetë Vjosa Osmani në listën e LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka konfirmuar se Vjosa Osmani do të jetë kandidate e Listës së LDK-së për deputete.

“Besoj që po. Vlerësimin tim e kam shprehur edhe si anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe besoj që është trajtuar me konsideratë. Vjosa Osmani do të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse LDK-ja është parti me traditë dhe e vetmja që kultivon demokraci të lartë brenda saj”, ka thwnw Quni.

Quni ka thënë se lista e dorëzuar e LDK-së në KQZ me kandidatët e saj për deputet është listë formuar në bazë të moralit politik dhe arsimimit.

“Lista e kandidatëve të LDK-së është përmbledhje e mundësive, nevojave, limiteve në numër, përfaqësimit të gjeneratave, barazisë gjinore, regjioneve dhe shumë faktorëve të tjerë. Kandidatët janë të përzgjedhur duke u bazuar në kriteret që LDK-ja i ka vendosur si standard, duke iu referuar moralit politik, arsimimit, ekspertizës së çdo kandidati dhe kredibilitetit të tyre në shoqërinë e gjerë kosovare”, ka thënë Quni.

Quni në një intervistë për Gazeta Zëri ka thënë se prioritet e LDK-së pasi t’i fitojë zgjedhjet do të jenë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sundimi i rendit dhe i ligjit./Insajderi.com