Quni uron VV-në, thotë se LDK-ja do të jetë konstruktive

Quni uron VV-në, thotë se LDK-ja do të jetë konstruktive

Ministri në detyrë i Mbrojtjes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhjet 14 shkurtit 2021, njofton Insajderi.

Ai është shprehur i bindur se “LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve”.

Quni po ashtu ka falënderuar edhe qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të dielën.

“Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen Tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor.

Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të Ministrit në detyrë; ndërsa, Ju siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më caktohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike”, ka shkruar ministri në Facebook./Insajderi.com

Të dashur qytetarë,

Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të tregojnë përgjegjësinë më të…

Posted by Anton Quni on Monday, February 15, 2021