Anton Quni sonte zbuloi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”
“‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet.”, thotë Hamiti.
“Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.”, shtoi ai./Insajderi.com