
Ka disa ditë që një pusetë që ndodhet afër rrethit kryesor në Podujevë, ka mbetur pa kapakë për shkak të dëmtimit të tij.
Në mënyrë që të mos pësojnë kalimtarët, në këtë rrugë shumë të frekuentuar në këtë qytet, taksistat që punojnë aty kanë vendosur një pemë, që të shihet nga larg e të mos lëndohen ata.
Askush nga Komuna e Podujevës nuk e ka marrë iniciativë me mbyllë këtë pusetë. Derisa për t’iu shmangur ndonjë incidenti qytetarët e kanë bërë zgjidhjen e tyre, duke mbjellur një pemë, që është dukshme për cilindo që kalon andej pari, raporton Insajderi.