Qytetarët ankohen për avionin e “ALK Airlines” – publikojnë fotografi që tregojnë gjendjen e tij

Qytetarët ankohen për avionin e “ALK Airlines” – publikojnë fotografi që tregojnë gjendjen e tij

Një qytetar është ankuar për “gjendjen shqetësuese” të avionit të kompanisë “ALK Airlines”, e cila ofroon shërbime për agjencinë kosovare të udhëtimeve “Prishtina Ticket”.

Arlind Imeri, i cili ka udhëtuar së fundmi me avionin e “ALK Airlines”, ka publikuar fotografi të avionit dhe ka paralajmëruar qytetarët për gjendjen e tij. Ka thënë se pasagjerët që zgjedhin Kosovën si destinacion, “para se të shikojnë çmimin e biletës, të kenë kujdes cilën kompani ajrore zgjedhin”.

“Këto foto janë bërë në aeroplanin e kompanisë ALK Airlines e cila ofron shërbime për agjencinë www.prishtinaticket.com
Është jashtëzakonisht shqetësuese gjendja e këtij aeroplani”, ka thënë Imeri.

“Unë sipas informacioneve që kam, i njëjti aeroplan është inspektuar nga Aviacioni Civil i Kosovës por së si i është lejuar një aeroplani të tillë të operoj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe të rrezikoj me qindra pasagjerë, nuk arrij dot ta kuptoj.”

Ai ka ftuar pasagjerët që zgjedhin Kosovën “para se të shikojnë çmimin e biletës, të kenë kujdes dhe ti kushtojnë vëmendje edhe kompanisë ajrore sepse për disa euro ose franga më lirë, nuk ja vlen të luajnë me jetët e tyre”. /Insajderi.com

Të dashur miq,Këto foto janë bërë në aeroplanin e kompanisë ALK Airlines e cila ofron shërbime për agjencinë…

Gepostet von Arlind Imeri am Mittwoch, 1. Mai 2019