Qytetarët e Ferizajt kërkojnë shtatore të Tony Blairit

Qytetarët e Ferizajt kërkojnë shtatore të Tony Blairit

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me shumicë të votave, kanë miratuar propozim-vendimin për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së “Tony Blairit” në këtë qytet. Votimi i këshilltarëve komunal vjen pas një peticioni që e kanë nënshkruar qytetarët e Ferizajt, të cilët kërkojnë vendosjen e një shtatoreje të ish-kryeministrit britanik në këtë qytet.

Për ta shqyrtuar peticionin e qytetarëve të Ferizajt, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të dytë i ka shkruar edhe letër zyrtare kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Faruk Guri, nga të cilët kërkon verifikimin e peticionit nga ana e qytetarëve, shkruan albinfo.

Sipas këtij dikasteri qeveritar, Kuvendi Komunal është organi kompetent për shqyrtimin e peticionit të qytetarëve të Komunës në pajtim me nenin 69 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit.