Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar mbi masat e reja të vendosura në shtetin gjerman, në kuadër të luftës ndaj pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Në këtë njoftim jepen të gjitha masat që janë vënë në Gjermani, teksa të njëjtat do të jenë në fuqi deri më 31 janar 2021.
Në njoftim thuhet se nga data 11 janar të gjithë ata që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR.
“Nga data 11 Janar 2021 është e nevojshme paraqitja e PCR test për udhëtarët në Gjermani: Të gjithë shtetasit dhe udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR jo më të vjetër se 48 orë para futjes në Gjermani (Testet PCR nga Kosova njihen në Gjermani)”.
“Masat e Karantinimit në Gjermani edhe përkundër testit anë të parapara si edhe më herët. Testi i radhës PCR duhet të bëhet 5 ditë pas karantinimit dhe nëse ky del negativ karantina mund të përfundojë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com