Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë ende ndër turistët më të numërt në plazhet shqiptare. Përveç periudhës së kaluar, ende është i madh numri i atyre që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime, veçanërisht Durrësin, Vlorën dhe Sarandën.
Frekuentim i lartë është vërejtur sot në vendkalimin kufitarë Qaf Thanë, në kufirin Maqedoni e veriut-Shqipëri afër Strugës, ku vetëm në mëngjes mbi 3,000 udhëtarë kanë hyrë në territorin shqiptar.
Vetëm në orët e para të mëngjesit, mbi 3.000 udhëtar kanë kaluar përmes kufirit , kryesisht shtetas të Maqedonisë, por ka edhe shtetas të vendeve të tjera. Gjatë ditës së djeshme dhe sot, kanë kaluar mbi 12,000 njerëz, sipas Drejtorisë për Kufi dhe Migracion.S, raporton Insajderi.
Shtojnë se në mënyrë që fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve të zhvillohet normalisht për të mos krijuar turma të panevojshme, është rritur numri i sporteleve në të cilët po punohet.
Nga ana e Shqipërisë punojnë gjashtë sportele, katër për hyrje dhe dy për dalje, ndërsa nga ana e Maqedonisë së veriut në katër sportele.Një pjesë e turistëve të Maqedonisë, të cilët për pushim e kanë zgjedhur Shqipërinë kalojnë edhe përmes “Blatos” në Dibër.
Bëhet fjalë për ato që kanë vendosur të pushojnë në Shëngjin, qytet që është më afër nëse udhëtohet përmes Dibrës, ku klima është identike me atë të Ulqinit malazez. /Insajderi.com