Qytetarët i bëjnë thirrje Ramush Haradinajt për taksën – dëgjoje Amerikën

Qytetarët i bëjnë thirrje Ramush Haradinajt për taksën – dëgjoje Amerikën

Kryeministri nuk është aspak transparent dhe për taksën duhet patjetër me u marrë vesh me Amerikën, kështu ka thënë një qytetar kur u pyet nga Insajderi se a duhet të largohet taksa, pas thirrjes që ka bërë SHBA.

Në vox – popin e realizuar nga Insajderi, ky qytetar ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk bën kurrsesi mi prish raportet me Amerikën.

I të njëjtin mendim është edhe qytetari tjetër, i cili ka kërkuar nga Haradinaj që menjëherë të hiqet taksa ndaj Serbisë.

“Automatikisht menjëherë duhet me u heq taksa nëse është propozim i Amerikës”, tha ai për Insajderin.

Kritika për kryeministrin ka pasur edhe qytetari tjetër, i cili i ka cilësuar si të pa matura deklaratat e kryeministrit.

“Unë konsideroj se deklaratat e kryeministrit janë të pamatura, ne popullin amerikan e kemi mik dhe kanë qenë në momente të vështira me ne”, tha ky qytetar.

Përgjigjet e qytetarëve ishin të ngjashme se Kosova nuk bën t’i prish raportet me Amerikën.

“Me Amerikën nuk bën me i prish punët sepse ajo është aleat kryesor i joni”, tha qytetari tjetër.

VIDEO: