Qytetarët kërkojnë që pritoret ikonike të Prishtinës të ruhen si pjesë e trashëgimisë së qytetit

Qytetarët kërkojnë që pritoret ikonike të Prishtinës të ruhen si pjesë e trashëgimisë së qytetit

Disa pritore të që ndodhen në disa pjesë të qytetit, po kërkohen të bëhen pjesë e trashëgimisë historike të Prishtinës.

Këto pritore të vjetra që tashmë janë jashtë funksionit  e banorët i kanë modifikuar duke vendosur mbështetëse të orendive shtëpiake, qytetarët mendojnë se duhet të mbeten si vlerë e qytetit, shkruan Reporteri.net.

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka shtruar pyetjen se a duhet të ruhen këto pritore si pjesë e trashëgimisë historike të qytetit dhe shumica e qytetarëve kanë pohuar se janë pro kësaj.

Pro madje është shprehur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Megjithatë, ka qytetarë të tillë që mendojnë se duhet të vendosen pritore të reja dhe moderne, si dhe më komode për udhëtarë.

Pritoret ikonike te autobusit. A mendoni se duhet te ruhen si pjese e trashegimise histroike te qytetit?

Gepostet von Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë am Montag, 17. Februar 2020