Qytetarët mblidhen në pikën kufitare për ta pritur Thaçin (VIDEO)

Qytetarët mblidhen në pikën kufitare për ta pritur Thaçin (VIDEO)

Qindra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë në pritje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kthehet pas intervisitmit katër ditorë nga Haga, njofton Insajderi.

Qytetarët po u bien daulleve e surleve, ndërsa kanë veshur bluza me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e po mbajnë flamuj në duar.

Në një video të publikuar nga Facebook, nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, shihen qytetarët e shumtë pranë pikës kufitare duke pritur presidentin e Kosovës.

Më herët gjatë ditës, edhe djali i presidentit Thaçi, Endriti, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në pritjen e presidentit.

“Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me vete. Vendose maskën dhe mbaje distancën”, ka shkruar Endriti në një postim në “Instagram”.

Thaçit i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Ai, bashkë me Kadri Veselin e PDK-së dhe nëntë persona të tjerë, ende të paidentifikuar, akuzohen për 100 vrasje./Insajderi.com

Videon mund ta shikoni KËTU