
Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale kanë kundërshtuar një izolim të mundshëm si masë ekstreme për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshëm të virusit COVID-19.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën, tha se Qeveria do të prezantojë masat e reja anti-COVID, ku nuk përjashtohet edhe mundësia për kufizime ekstreme. Izolimi i plotë.
Tetë mijë qytetarë brenda orësh “protestuan” virtualisht me motën “#ne_populli_jemi_kunder_mbylljes_totale_challenge”.
Përpos qytetarëve, mospranimin e një mundësia të tillë e shprehen edhe përfaqësueses të bizneseve, njofton Insajderi.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ishin ndër shumë të tjerë që thanë “Jo izolimit”.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur që ta kalojë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë.
Bizneset thonë se një tjetër vendim për bllokim do të ishte falimentim i mijëra ndërmarrjeve e humbje të vendeve të punës për shumë punëtorë. /Insajderi.com