Qytetarët nuk respektojnë distancën derisa presin për marrjen e rezultatit për COVID-19

Qytetarët nuk respektojnë distancën derisa presin për marrjen e rezultatit për COVID-19

Një numër i madh i qytetarëve është parë duke pritur për të marrë rezultatet e analizave për COVID-19, pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton Insajderi.

Në mëngjesin e së hënës shumë njerëz janë mbledhur para këtij instituti për të kuptuar nëse janë infektuar me Coronavirus ose jo, mirëpo ajo që vërehet më shumë është mosrespektimi i masave të marra nga Qeveria për mbajtjen e distancës fizike.

Në një fotografi të publikuar nga EO shihet se këta persona nuk e vënë në zbatim atë që po ky institut e thotë.

Edhe përkundër insistimin ata nuk kanë pranuar që të deklarohen para kamerës, ndërsa pas interesimit për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje kanë filluar të shpërndahen.

Përderisa ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.

Zemaj më tej ka shtuar se vendi mund të kthehet në karantinë vetëm nëse e humbasin kontrollin e kujdesit. /Insajderi.com