Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke pritur radhën për t’u pajisur me vulë apostile, përcjell Insajderi.
Pavarësisht masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e virusit CODID-19, distanca fizike nuk është respektuar nga qytetarët.
Qytetari qe po priste në radhë, Zeqir Zogaj për EO ka thënë se nuk ka arritur të bëjë termin, dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në orën 07:00 të mëngjesit.
Kjo nuk është hera e parë që para MPJ-së krijohen radhë të gjata të pritjes për të kryer shërbimet e kërkuara nga qytetarët./Insajderi.com