Qytetarët presin në radhë para MPJD-së për vulë apostile, s’respektojnë masat

Qytetarët presin në radhë para MPJD-së për vulë apostile, s’respektojnë masat

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke pritur radhën për t’u pajisur me vulë apostile, përcjell Insajderi.

Pavarësisht masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e virusit CODID-19, distanca fizike nuk është respektuar nga qytetarët.

Qytetari qe po priste në radhë, Zeqir Zogaj për EO ka thënë se nuk ka arritur të bëjë termin, dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në orën 07:00 të mëngjesit.

Kjo nuk është hera e parë që para MPJ-së krijohen radhë të gjata të pritjes për të kryer shërbimet e kërkuara nga qytetarët./Insajderi.com