
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ka reaguar Ministrisë së Shëndetësisë, e cila për të arsyetuar tollovinë e shkaktuar gjatë së premtes para sallës “1 tetori” në Prishtinë nga personat mbi moshën 65-vjeçare të cilët po prisnin në radhë për vaksinim, tha se kanë ardhur nga komunat e tjera.
Kastrati ka publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë Kamenicë, teksa ka thënë se ” qytetarët s’i kanë fajet”, njofton Insajderi.
Sipas tij, organizimi i këtij procesi është i thjeshtë.
“Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën. I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar. Është kaq e thjeshtë”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Insajderi.com