“Qytetarët votuan për Qeverinë e re, jo Presidentin e ri”

“Qytetarët votuan për Qeverinë e re, jo Presidentin e ri”

Njohësi i çështjeve të Kuvendit nga KDI, Artan Murati, ka deklaruar se formimi i qeverisë do u hapte rrugën negociatave të mëtutjeshme për President, shkruan Insajderi.

Murati përmes Facebook ka deklaruar se qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit kanë votuar të zgjedhin Qeverinë e re dhe jo Presidentin.

“Si partner të koalicionit, takimet do të jenë pothuajse të perditshme, e brenda një viti sigurisht do të gjindet emri konsensual për të parin e shtetit. Mos humbni kohë më, çdo ditë që kalon pa institucione funksionale ështe në dëm të qytetarëve. Nuk duhet kaluar nga koalicioni i shpresës në shpresë për koalicion. Përpara”, ka shkruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë paralajmëruar deri më tani ndonjë takim gjatë ditës. Insajderi ka tentuar të marrë ndonjë prononcim nga zyrtarët e të dy partive mirëpo deri më tash, të dyjat palët janë të paqasshme.