Vetura zyrtare më të cilën u vetë-aksidentua sot kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së Agim Veliu, më herët është parë duke lëvizur kundër rregullave të trafikut rrugor.
Sipas disa videove tw incizuara nga njw qytetar, vetura e Veliut shihet duke tejkaluar disa automjete në rrugë edhe në vende ku është ndaluar tejkalimi i tyre me shenja horizontale.
Rasti ka ndodhur me datën 25 shkurt të këtij viti, ku është filmuar nga një qytetar i cili në kushte anonimiteti ka rrëfyer ngjarjen për “Gazeta Blic”.
Përveç tejkaklimit në vende të ndaluara, vetura zyrtare po ashtu shihet duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa ajo e lejuar. Nuk dihet nëse ka qenë duke vozitur edhe atë ditë kryetari Veliu.