Qytetari me porosi për Haradinajn: Me çdo kusht taksa të qëndrojë

Qytetari me porosi për Haradinajn: Me çdo kusht taksa të qëndrojë

“Kurrë nuk kam dyshuar në kryeministrin se është njeri që ka gjithçka ka dhënë prej vetvetes për Kosovën”, kështu ka thënë sot njëri nga qytetarët, kur u pyet se si i komenton deklaratat e Ramush Haradinaj për mos tërheqje të taksës edhe pas thirrjes së SHBA-ve.

Në vox – popin e realizuar nga Gazeta Insajderi , qytetari në fjalë ka thënë se Haradinaj është njeri që ka dhënë familjen në luftë e është plagosur. Madje i ka bërë thirrje kryeministrit që taksa të vazhdojë të qëndroje dhe ai të mos tërhiqet.

Sipas këtij qytetari edhe nëse hiqet taksa kosovarët duhet të vetëdijesohen e mos të përdorin mallra nga Serbia.

“Pavarësisht prej kërkesave të SHBA-ve ne populli duhet të vetëdijesohemi që edhe nëse e lirojnë atë taksë, ne populli mos t’i konsumojmë mallrat e tyre. Mirëpo me çdo kusht duhet të qëndrojë taksa dhe të shkojmë deri në fund, e të zbulohen të gjitha të këqijat që i kanë bërë deri tani”, ka thënë qytetari, shkruan Insajderi.

Përderisa kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është tërhequr nga vendimi për taksën duke kërkuar pezullim prej 120 ditësh, kryeministri ditë më parë deklaroi se taksa duhet të qëndrojë pavarësisht thirrjeve nga Amerika, madje ai tha se ‘ska dert që prishen raportet me Amerikën me rëndësi taksa të mbesë’.

Nga minuta: 00:57- 01:43 mund t’a ndiqni deklaratën e plotë të qytetarit në fjalë:

VIDEO: