Qytetari nga Peja dorëzon në Polici një shumë parash të gjetura

Qytetari nga Peja dorëzon në Polici një shumë parash të gjetura

Një person nga Peja ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një shumë parash të gjetura, njofton Insajderi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bënë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kuletë) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

“Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn ‘Eliot Engel’, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën,  tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera”. /Insajderi.com