Qytetari nga Skenderaj 10 për qindëshin e Trustit ia dhuron fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit

Qytetari nga Skenderaj 10 për qindëshin e Trustit ia dhuron fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit

Qetetari nga Komuna e Skenderajt, Arif Behrami, ka vendosur që 10 përqindëshin e tërhequr nga Fondi Pensional i Kosovës t’ia dhurojë Fondacionit “Përkrahje për
Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, njofton Insajderi.

Këtë njoftim Behrami e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ku ka shtuar se për një vendim të tillë ka marrë edhe pëlqimin e familjarëve të tij.

“Sot në konsultim me familjën, vendosa që mjetet të cilat më takojnë nga 10% e kursimeve pensionale në Trust, t’i dedikoj fondit për mbrojtjën e Hashim Thaçit dhe UÇK-së në Hagë”, thuhet në postimin e tij.

Ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të procesit gjyqësor në Hagë./Insajderi.com