Qytetari për protestën e sotme në Mitrovicë: Drejtori e shtypi një 70-vjeçar me veturë

Qytetari për protestën e sotme në Mitrovicë: Drejtori e shtypi një 70-vjeçar me veturë

Një protestë mes banorëve të fshatit Koshtovë dhe kompanisë “Uniteti” ka përfunduar në rrahje mes banorëve dhe kësaj kompanie. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të paktën 6 persona kanë mbetur të lënduar nga kjo protestë.

Qytetari Nexhmedin Hajredini, ka thënë se drejtori i kësaj kompanie, Gazmend Morina së bashku me dy truprojat të tij ka sulmuar fizikisht protestuesit banorët. Ai pretendon se Morina me veturë ka shkelur një protestues të moshuar.

E gjithë protesta kishte filluar për shkak të deponisë së mbeturinave.

“Gjitha kërkesa për mbulimin e kësaj deponisë, kanë hasur në vesë të shurdhur. Nga era që ka kjo deponi nuk mund të jetë askush. Nëse drejtori me familjen e tij vije dhe mund të jetojë aty ne po zmbrapsemi, por nuk do të mundet”.

“Ky ka ardhur me dy truprojë të tij dhe ka sulmuar banorët. Ai me veturë të tij ka hipur dhe ka tentuar ta shtyp një 70 vjeçar, me veturë dy apo tri herë ka ardhur”, ka deklaruar ai, për Klan Kosova.

Sipas këtij qytetari, dy turpëroja të Morinës kanë nxjerrur thikat dhe kanë tentuar t’i sulmonin qytetarët.

“Nga masa e revoltuar sepse drejtori nuk ka dashur me bisedua me banorët. Ka hip në veturë dhe ka dashur me i shtyp masën e qytetarëve që kanë qenë aty të revoltuar. Çka i duhet drejtorit truproja kur vjen me bisedua me banorët?  Truproja e drejtorit ka nxjerr thikën ka dashtë me i sulmua banorët. Drejtori ka përdor fjalor banal dhe e ka sulmua turmën”.

“Çka i duhet drejtorit truproja kur vjen me bisedua me banorët?  Truproja e drejtorit ka nxjerr thikën ka dashtë me sulmua”, ka deklaruar ai./Insajderi.com