Qytetari refuzon t’i zbatojë rregullat, shoqërohet në polici

Qytetari refuzon t’i zbatojë rregullat, shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar në polici gjatë mbrëmjes së sotme, meqë ka refuzuar t’i zbatojë masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën te vendi i njohur si “Kafet e Rakisë” në sheshin e Prishtinës.

Gazeta Online Insajderi ka arritur të marrë pamje nga vendi i ngjarjes, ku edhe shihet derisa zyrtarët policorë kanë ndaluar të dyshuarin.

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, në raportin 24-orësh të Policisë janë raportuar 10 raste si mosveprime sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, brenda tërë territorit të Kosovës.

Javët e fundit edhe aksioni i Policisë dhe Inspektorëve është rritur, me ç’rast janë shqiptuar qindra gjoba dhe janë mbyllur dhjetëra lokale të gastronomisë si pasojë e mosrespektimit të rregullave të vendosura nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com