fbpx

Qytetari shëtitet me armë nëpër Gjilan

Qytetari shëtitet me armë nëpër Gjilan

Nga rrugët e Gjilanit është publikuar një fotografi interesante.

Një person është parë duke bredhur rrugëve të këtij qyteti me armë në krah, duke mos u brengosur fare për shqetësimet apo reagimet e njerëzve.

Personi në fjalë mësohet të jetë një roje pylli, por sidoqoftë kjo nuk e zhbën faktin se arma i shërben në mal e jo në qytet.

Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e qytetit të cilët kanë hasur në të, duke shkaktuar frikë te ta.