Qeveria e Kosovës vendos karantinë për qytetarët e disa shteteve

Qeveria e Kosovës vendos karantinë për qytetarët e disa shteteve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosen masa  për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, përcjell Insajderi.

Vendimi është marrë pas propozimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se kjo masë duhet të vendoset për të parandaluar variantin indian të Coronavirusit.

Ata që vijnë nga këto vende detyrohen të izolohen për dy javë dhe do të testohen të paktën një herë në shtatë ditë.

Nga ky vendim nuk preken qytetarët që kalojnë nëpër këto vende në formë transiti, më pak se 48 orë./Insajderi.com