Qyteti Studenti  në Tiranë përfshihet nga zjarri, rrezikohen konviktet

Qyteti Studenti  në Tiranë përfshihet nga zjarri, rrezikohen konviktet

Një zjarr ka rënë pranë konvikteve të Qytet Studentit në Tiranë. Nga raportimet mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar edhe godinat e studentëve.

Mësohet se një banesë është djegur, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Kushtet atmosferike me erë bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi.