Rada Trajkoviq: Nuk ka kush i heqë taksat

Kryetarja Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës Rada Trajkoviq ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i ka shtyrë presionet ndaj institucioneve të Kosovës në kuptimin e heqjes së taksave, gjegjësisht është zgjatur vlefshmëria e tyre.

Rada Trajkoviq: Nuk ka kush i heqë taksat

“Ky është goditja e fundit dhe më e fortë në refuzimin e heqjes së taksave dhe nuk shoh se kush kishte mundur në këtë moment të vendosë për suspendimin e tyre, dhe me këtë rast të mos rrezikojë popullaritetin e tij”, ka thënë Trajkoviq për gazetën serbe “Danas”.

Ajo ka thënë se Haradinaj “me strategjinë e tij të luftës kundër heqjes e taksave, në këtë moment i ka ngritur pritjet e trupit votues dhe popullaritetin e tij personal ashtu që në vend të rikonstruktimit të qeverisë kosovare në këtë moment shumë më e besueshme do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Duke marrë parasysh se ky proces zgjatë, e sidomos ai rreth krijimit të qeverisë, me siguri deri te negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të vjen deri në fund të vitit kalendarik”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka pretenduar se në pranverë të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet në Serbi, prandaj “të gjitha gjasat janë se as deri në fund të qershorit nuk do të ketë ndonjë lëvizje serioze në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”./Insajderi.com.