
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të cilën e ushtronte nga data 3 qershor, transmeton Insajderi.
I njëjti e ka ofruar dorëheqjen sot para Bordit Drejtues të Postës, raporton Kallxo.com.
Siç bëhet e ditur në letrën e dorëheqjes së tij, vendimi ka ardhur për arsye personale.
Jashari u emërua ud. i Kryeshefit të Postës së Kosovës, pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, në kohën e të cilët u hapën konkurset për avancime. /Insajderi.com