
Kandidati i Nisma për Kosovën për komunën e Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitës në fshatin Shkoza, deklaroi se është i vendosur, që NISMA do të triumfoj pa balotazh.
“Fshat pas fshati radha i erdhi Shkozes, paraqitem të arriturat e mandatit qeverisës si dhe planifikimet për mandatin e ardhshëm. Begaj u zotua që do të jetë afër qytetarëve siç ka qenë gjithherë, si dhe do të punoj për të mirën e tyre”, tha Begaj.
Gjithashtu në Shkozë u prezantua edhe kandidati për asamblenë komunale Rinor Bytyqi me numër 32 i cili kërkoj mbështetjen e bashkëvendëseve të tij.