
Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në nëntë marrëveshjet që i nënshkruan më 26 nëntor në Pejë nuk i përfshin të gjithë shqiptarët.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, u habit se si s’u kujtua kush për Luginën e Preshevës.
Ai tha se është dashur më shumë vëmendje dy shtetet shqiptare, sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën.
‘Zhgënjimi im është me mosfunksionalizimin e Fondit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përndryshe i quajtur edhe si Fondi për Zhvillimin e Luginës së Preshevës i cili ishte vendosur në mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren’, tha ai për Klan Kosovën.
Mustafa që mori postin e të parit të këtij Këshilli pikërisht në ditën e njëjtë me mbledhjen e dy qeverive thotë se është dashtë më shumë vëmendje nga këto të fundit sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën.
Mustafa shprehu shqetësimin edhe për mospajtimin e Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin për idenë e korrigjimit të kufijve.