Ragmi Mustafa: Shqiptarët e Luginës janë minoriteti më i diskriminuar në Europë – kërkojmë përfshirjen në dialog me Serbinë

Ragmi Mustafa: Shqiptarët e Luginës janë minoriteti më i diskriminuar në Europë – kërkojmë përfshirjen në dialog me Serbinë

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se shqiptarët në Luginë janë minoriteti më i diskriminuar në Europë dhe ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në Luginë të bëhet temë e dialogut në mes Kosovës-Serbisë, njofton Insajderi.

“Sot shqiptarët e Luginës janë minoriteti më i diskriminuar në Europë. Jemi njëzëri që çështja jonë të përfshihet në dialog. Jemi marrë vesh në Këshill, ku përfshihet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, që të kërkojmë nga shteti i Kosovës përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialog.”, tha fillimisht Mustafa në T7.

Ai beson se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, është treni I fundit për Luginën e Preshevës.

“Janë shtuar zërat se ky dialog nuk duhet të trajtojë çështjen e kufijve. Ajo u takon palëve. Por besojmë fuqishëm se kjo kërkesë duhet të merret parasysh. Është treni i fundit që në këtë dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Në vitin 1992 në mënyrë plebishitare kemi votuar me shumicë absolute që të i bashkohemi Kosovës. Kemi shpresuar që marrëveshja e vitit 2001 të zgjidhë.”, tha ai./Insajderi.com.