Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të mërkurën në Rahovec, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, kokainës, bimëve të kanabisit”.
Sipas njoftimit, në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar nëntë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Ndërsa, me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com